logo
Të Rejat
Rrjetet Sociale

Kontakt
 

Shërbimet

KONSTRUKSION

Cilësia e ndërtimit të ndërtesave civile dhe infrastruktura e objekteve e ka vendosur kompaninë tonë në krye të artit të ndërtesës.

ARKITEKTURË

Metoda e projeksionit përfshin më shumë sesa thjesht hartimin e ndërtesës, ajo lidhet në mënyrë të pashmangshme rreth karakterit, formës, estetikës dhe të qenit i ndjeshëm dhe i përgjegjshëm ndaj klimës, vendndodhjes, kulturës dhe nevojave të njerëzve.

DIZAJN

Gjithmonë në gatishmëri për të siguruar klientët tanë një gamë të gjerë të shërbimeve inxhinierike me cilësi të lartë në bazë të sistemeve efikase të energjisë, ekologjike, me kosto të ulët që i përgjigjet nevojave të komunitetit.

MENAXHIM PROJEKTI

Ajo çka ne ofrojmë është menaxhimi i të gjitha fazave të ndërtimit të një objekti, respektivisht: menaximin e dokumentacionit ligjor, menaxhimin e brendimit dhe prezantimit te projekteve, menaxhimin e fazave të projektimit dhe të zbatimit sipas standarteve ISO ndërkombëtare të çertifikuara, menaxhimin e dokumentacionit final për administrimin dhe lançimin e objekteve, residenciale apo komerciale.

PORTOFOL INVESTIMESH

Kompania jonë funksion edhe si institucion financiar, qofshin ato investime të plota ose pjesore mbi zhvillimet e objekteve residenciale dhe komerciale.

SUPORT TEKNIK

Ne ofrojmë asistencë dhe kosulencë konkretisht në: projektim arkitektonik dhe inxhinierik për të gjitha fazat e një projekti. mbikqyrje dhe kolaudim objektesh. asistencë në zbatim në të gjitha fazat e saj, duke filluar që nga strukturat themelkarabina deri në rifiniturat e objektit. asistencë teknike mbi problemet teknike, si: elektro, hidro, izolime, etj.

EKSPERTIZA JONË

Gjithçka nis prej projektimit, ndaj e konsiderojmë si një ndër fazat më të rëndësishme. Teknologjia, inovacioni, eksperienca dhe serioziteti janë arsyet që klientët tanë vazhdojnë të na besojnë dhe të investojnë në vizionin tonë. Portofoli ynë karakterizohet nga projekte të të gjitha përmasave, niveleve dhe funksioneve, duke filluar prej rinovimeve të ndërlikuara interiere deri në ndërtimet më komplekse. Vëmendje e posaçme në objektet tona u kushtohet detajeve dhe janë pikërisht ato, që përveç të tjerave, përbëjnë diferencën dhe transmetojnë vlerat e ndertimeve tona.

Dëshironi të na kontaktoni për më shumë informacione?